Kristaq Kume: KQZ duhet të kthejë listat e kandidatëve, shkelja që bënë partitë

Shqipëria

Kristaq Kume: KQZ duhet të kthejë listat e kandidatëve, shkelja që bënë partitë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 23:42
Kristaq Kume

Ish-kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kristaq Kume kërkon që institucioni i realizimit të zgjedhjeve në Shqipëri të kthejë pas listat që dorëzuan partitë politike mesnatën e djeshme. Kume kërkesën e argumenton me një shkelje, që sipas tij kanë bërë partitë.

“Partite politike nuk e kane zbatuar ligjin ( Kodin zgjedhor, nenin 67, pika 4) kur kane dorezuar listat e kandidateve per deputet. Dispozita percakton se “Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre”.

Zbatimi ketij detyrimi ligjor do te thote qe p.sh ne njesine zgjedhore, qarku Tirane, lista e kandidateve duhet te kete 39 emra ( 36 mandate i ka njesia, ketij numri i shtohen 2, behen 38 dhe per t`u plotepjestuar me 3, lista duhet te kete, minimumi 39 kandidate.) Duket gje  e vogel por eshte shkelje e ligjit dhe, si dihet, nuk ka shkelje te vogel e shkelje te madhe.

Ne kete rast mund te pyetet:  Pse veprojne keshtu partite? Ligjin e kane bere vete dhe posaçrisht per kete nen eshte debatuar jo pak.  KQZ duhet t`i kthejë, per t`u plotesuar sipas ligjit  te gjitha listat qe nuk e plotesojne kete kusht ligjor dhe keshtu t`ju tregojë partive se ato , ne asnje rast dhe per asnje arsye, nuk mund te jene mbi ligjin ose ta anashkalojne ate. Ndryshe kjo shkelje mund te sjellë të tjera më vonë” shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat