Yuri Kim: Liderët të kenë kujdes me kandidatët, janë tre emra në listën e DASH

Shqipëria

Yuri Kim: Liderët të kenë kujdes me kandidatët, janë tre emra në listën e DASH

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:19
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një konferencë për shtyp pas takimeve me drejtuesit politikë në Elbasan. Kim tha ndër të tjera se kjo është një javë e rëndësishme, pasi janë dorëzuar listat e kandidatëve, ndërsa theksoi se liderët duhet të kenë pasur kujdes për të vendosur të duhurit në këto lista.

Ambasadorja amerikane duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit deklaroi se janë tre persona në listën e DASH të shpallur “Non Grata”, por nuk preferoi të zbuloi emrat e tyre.

Diplomatja amerikane theksoi se është detyrë e KQZ dhe prokurorëve që të bëjnë verifikimin e duhur të kandidatëve, ndërsa shtoi se nuk do të ishte çudi të ketë edhe skualifikime.

“Mendoj se gara në Elbasan ka qenë shumë e rëndësishme. Mendova se kjo dol të ishte një kohë e mirë për të ardhur këtu. Për ta parë vetë situatën.

Është thelbësore që drejtuesit politikë marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga Shtetet e  Bashkuara. E di që disa persona mund të thonë është e përcaktuar në bazë të ligjit të SHBA por nuk është i dënuar dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se është një evidencë që mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë. Kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar që ky person përbën kërcënim për SHBA ka ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se përbëjnë rrezik edhe për shtetin shqiptar.

Ka tre persona që Sekretari i Shtetit i ka përcaktuar, nuk kam për t’i përmendur emrat e tyre por mund të shihni dhe ti gjeni. Për çështjen e  listave më lejoni të them sikurse e kemi thënë më herët këndvështrimi i SHBA është shumë i qartë. Mendoj se partitë e kanë marrë këtë në konsideratë, jo të gjitha por pjesa më e madhe e tyre.

Tashmë këto janë në KQZ dhe është detyrë e tyre dhe të bëjnë vettingun e kandidatëve. Pas këtij procesi nuk është për tu habitur që disa nga kandidatët mund të skualifikoheshin. Fuqia përfundimtare qëndron tek votuesi. Një përmirësim shumë i mirë nga e shkuara është fakti që votuesit do të votojnë edhe për kandidatët.

Kam dëgjuar që blerja e votës është problem në Elbasan, por jo vetëm. Ata që përpiqen të blejnë vota jeni duke shkelur ligjin. Atyre që u kërkohet të blihet vota do ju thoja vota juaj është pushteti jua.

Pozicioni i SHBA është shumë i qartë, bisedat e mia me liderët politikë janë shumë të sinqerta. Bëhet fjalë për të gjithë Shqipërinë. Të gjitha këto i keni në faqen e DASH“, deklaroi Kim.

Qëllimi i takimeve të ambasadores me kryesuesit e listave në Elbasan lidhet me profilin që ka ky qytet ku edhe pritet të jetë një ndër përballjet me të forta gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Po ashtu, ka të dhëna që forcat politike janë pozicionuar përballë edhe duke marrë pas vetes grupe kriminale në qytet, gjë për të cilën sot ata janë duke marrë porositë e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat