Helga Vukaj kërkesë KQZ: Të mos regjistrohen kandidatët e papërshtatshëm

Shqipëria

Helga Vukaj kërkesë KQZ: Të mos regjistrohen kandidatët e papërshtatshëm

Më: 10 mars 2021 Në ora: 19:48
Helga Vukaj

Helga Vukaj anëtare e Komisonit Rregullator i është drejtuar me një kërkesë KQZ që të mos regjistrohen në zgjedhje kandidatët me cilësi të papërshtatme për deputet.

Ndër të tjera, në kërkesën e bërë nga Vukaj, thuhet se ndalimi i kandidimit duhet të aplikohet për personat që “që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës”.

“Kërkoj, zbatimin rigoroz dhe moslegjitimin e asnjë rasti qe nuk plotëson pastërtinë e figurës. Deri tani mediatikisht jemi informuar për prezencën e dokumenteve të rëndësishem, që na përcjellin të dhëna për raste konkrete, një i tillë edhe Dekreti i Sekretarit Amerikan të Shtetit për shpalljen Non Grata dhe moslejimin e hyrjes ne SHBA të emrave të caktuar, aktualisht aspirantë për kandidatë në listat zgjedhore”, thuhet në kërkesën e Vukajt.

Vukaj nuk përmend emra konkretë, ndërkohë Partia Demokratike më herët sot iu drejtua me një kërkesë KQZ për të mos regjistruar në zgjedhjet si kandidat Tom Doshin.

Pasditen e sotme gjithashtu, ambasadorja amerikane Yuri Kim dha mesazhe të forta, ku paralajmëroi se mund të ketë kandidatë të skualifikuar.

Diplomatja amerikane është shprehur hapur se Doshi nuk duhet të kandidojë në zgjedhje pasi është person i shpallur “Non Grata” nga SHBA.

Kujtojmë se në vendimin e publikuar në faqen e DASH, thuhet se “në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë”. “Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik”.

Kërkesa e plotë nga Helga Vukaj:

Ne cilesine e anetarit te nje prej organeve drejtuese te KQZ, gjej me vend t’ju drejtohem permes kesaj kerkese zyrtare, qe ne kuader te garantimit te procesit zgjedhor dhe sigurimit te standarteve me te larta qe mund t’i ofrohen qytetareve shqiptare, per zgjedhje te pandikuara nga krimi, paraja, e forma te tjera te paligjshme (te drejta apo te terthorta), ne baze te nenit 12, pika 4, nenit 20, pika 1, germa a dhe ne respektim te nenit 73 “Verifikimi i Dokumentacionit te Kandidateve”, te Kodit Zgjedhor si edhe ne zbatim te nenit 2, pika 2, germa b, te ligjit nr. 138/2015 “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike” sipas te cilit :

Neni 2

… 2. Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: a) që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni. Për personat që plotësojnë kushtet e këtij paragrafi, ndalimet zbatohen në përputhje me pikën 5, të nenit 10, dhe pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji;

b) që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës.

…duke qene se debimi eshte ekuivalenti i moslejimit te hyrjes ne nje prej vendeve te permenduar me larte, aq me teper kur ka te fakte per keto raste, kerkesa te subjekteve politike pjese e procesit zgjedhor dhe njeheresh kerkesa te njepasnjeshme te perfaqesive diplomatike te vendeve partnere strategjike e me ndikim kryesor ne organizatat nderkombetare, ku vendi yne ben pjese, apo do aderoje ne te ardhmen (NATO, BE),

Kerkoj, zbatimin rigoroz dhe moslegjitimin e asnje rasti qe nuk ploteson pastertine e figures.

Deri tani mediatikisht jemi informuar per prezencen e dokumenteve te rendesishem, qe na percjellin te dhena per raste konkrete – nje i tille edhe Dekreti i Sekretarit Amerikan te Shtetit per shpalljen Non Grata dhe moslejimin e hyrjes ne SHBA te emrave te caktuar, aktualisht aspirante per kandidate ne listat zgjedhore.

Ky akt ligjor i nje prej zyrtareve me te larte te nje prej Partnereve kryesor strategjik te Shqiperise, mbart nje vlere te padiskutueshme per t’u konsideruar dhe si i tille na pamundeson ta neglizhojme, interpretojme apo anashkalojme, ne kushtet kur tashme me rastin e proceseve integruese kemi pranuar te delegojme pjese te sovranitetit tone ne organizata nderkombetare  – NATO, ç’ka nenkupton sa me siper konsiderohet pjese e burimeve te se drejtes.

Ne keto rrethana si pjese e organit normues ju parashtroj gatishmerine e normimit te nevojshem per keto raste.

Me shprese se garantimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme do jete misioni yne I perbashket deri ne fund,

Mbetem ne pritje te konsiderimit prioritar te kesaj kerkese !

Helga VUKAJ

Anëtar

Koimisioni Rregullator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat