Propozimi i PD për pensionet/ Spaho tregon skemën që do të ndiqet

Shqipëria

Propozimi i PD për pensionet/ Spaho tregon skemën që do të ndiqet

Më: 12 mars 2021 Në ora: 22:12
Mateo Spaho

I ftuar në emisionin Ekonomi Plus pedagogu, Mateo Spaho tregoi për gazetaren Klaudja Karabolli propozimin e PD në rritjen e pensioneve.

Spaho u shpreh se aktualisht në vend nuk ka asnjë program për pensionistët, të cilët e kanë të vështirë të përballojnë jetesën.

“Nuk ka asnjë program për pensionistët, të cilët me atë pak pension që marrin nuk munden ta përballojnë jetesën. Në aq pension sa ata marrin, e gjithë shuma shkon për ushqim.”

Spaho zbuloi për gazetaren Klaudja Karabolli skemën dhe reformën që do të ndjekë PD për rritjen e pensionit në 2 mijë lekë për pensionistët.

“2 mijë lekë të reja për pension. Përfitimi i pensionistëve do të jenë në dy forma: taksat që i paguajnë shtetit, taksat e pastrimit, mirëmbajtjes dhe.

“Rama ka 8 vite që tallet dhe pensionet vetëm janë ulur. Në periudhën 2005-2013 pensionet janë rritur me 96%, sot nuk ka ndryshuar asgjë! PD ka si synim të ndjek politika dhe reforma që të rrit përfitimet me 5-6%, duke vënë privatin në dizpozicion. Rekordi ynë është rritja e pensioneve me 5%, që shkon 25% në 4 vite. “

Reforma që ne do të ndjekim është ndjekur edhe në Maqedoni dhe Kosovë, ku ka si qëllim vendosjen e kontributeve që të indeksohen për personat që punojnë sot. Pra nuk do të jetë më siç është aktualisht, ku çdo kontribut shkon për pensionistët. Ndërsa për pensionistët kemi si synim të vijojmë me skemën e rritjes së pensionit. Do kemi politika sociale, për të mos nxjerr fiitm nga këto skema, por të lehtësoj varfërinë. “- u shpreh Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat