Bashkia i përgjigjet Metës: Kontrata me FRD ishte me afat 1-vjeçar

Shqipëria

Bashkia i përgjigjet Metës: Kontrata me FRD ishte me afat 1-vjeçar

Më: 15 mars 2021 Në ora: 14:29
Bashkia i përgjigjet Metës: Kontrata me FRD ishte me afat 1-vjeçar

Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta se Bashkia e Tiranës tentoi të nxirrte me dhunë nga selia Frymen e Re Demokratike, reagoi edhe kryebashkiaku Veliaj.

Ai bëri publike kontratën e viti 2016 mes FRD dhe Bashkisë së Tiranës.

“Për përmbaruesin e dhunshëm të Saliut në Presidencë: kontrata e 2016-ës mes Bashkisë Tiranë dhe partisë që Saliu i rrembeu ish-presidentit, ka qenë për vetëm 1 vit”, shkruan Veliaj.

Sipas tij, ka 4 vite që ndërtesa zaptohet pa kontratë, ndaj ajo duhet liruar sa me pare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat