Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca, Vasili: Boll më! Shqiptarët nuk janë për eksperiment

Shqipëria

Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca, Vasili: Boll më! Shqiptarët nuk janë për eksperiment

Më: 15 mars 2021 Në ora: 17:54
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pas pezullimit të vaksinimit me AstraZeneca në Gjermani.

‘Boll më, shqiptarët nuk janë për eksperiment!!’, shkruan Vasili në Facebook, duke renditur një sërë shtetet perëndimore të cilat kanë pezulluar lote të veçantë të kësaj vaksine.

Postimi i plotë i Pertit Vasili:

Boll më, Shqiptaret nuk jane per eksperiment!!

Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca.

Holanda,Danimarka,Norvegjia,Islanda,Letonia,Estonia,Austria, Bulgaria, Qipro, Estonia, Franca, Greqia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja e Suedia kane pezulluar lote te vecanta.

Shqetesim i madh i vendeve te medha dhe me nivele shkencore absolutidht te larta vetem e vetem per sigurine e vaksinave dhe per garantimin e integritetit te plote te vaksinave per qytetaret e tyre.

Ndersa Ministrja e Shendetesise Manastirliu thote se:

 “38 400 dozat e vaksinës AstraZeneca janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe ka filluar procesi i vaksinimit të mësuesve në Lezhë, në Krujë, në Lushnje, në Divjakë, etj."

Ku e gjejne garancine dhe sigurine Edi Rama me kete ministren, apo shqiptaret jane qytetare te dores se dyte.A komunikuan me keto vende te medha?

Shqiptaret meritojne siguri te plota per vaksinat dhe jo vaksinimin elektoral te Edi Rames!

Boll eksperimente jane bere nga Edi Rama ne kurriz te shqiptareve ne nje vit Pandemi.

Keto eksperimente te Edi Rames qe nga mosberja e testimeve etj kane kushtuar jete njerezish dhe demtim te shendetit te mijra te tjereve si dhe dhjetra milione euro qe kane dale nga xhepat e qytetareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat