Hedhja me parashutë e Klosit, Maliqi: Më vjen keq, por nuk merren vota nga ajri!

Shqipëria

Hedhja me parashutë e Klosit, Maliqi: Më vjen keq, por nuk merren vota nga ajri!

Më: 16 mars 2021 Në ora: 13:21
Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi përmendi gjatë Kuvendit, hedhjen me parashutë të ministrit Blendi Klosit.

Maliqi është shprehur se nuk merren dot votat nga ajri. Ndër të tjeta, ai tha se Partia Socialiste nuk merr më shumë se tre mandate në Berat.

DEKLARATA:

Ky parlament duhet të përfundojë dhe të vijnë këtu deputetë të rinj. Presidenti po luan një rol vendimtar për të mbrojtur kushtetutën kur të gjitha institucionet janë të kapura. I bëj thirrje policisë së Shtetit të distancohet nga urdhrat politikë. Ka ikur koha e skenave të errëta. Ka ardhur momenti i një fitoreje të madhe. Mbi gjysma e deputetëve do digjen dhe nuk do jenë më në parlament. Tani po i bën presion dhe Lelit. Kohët e fundit pati edhe një fluturim nga ajri në Berat. Më vjen keq për Klosin por nuk merren vota nga ajri. Mora katër mandate me mbështetjen time, por nuk i merr dot më. Në Berat nuk merr më shumë se tre mandate Partia Socialiste. Nuk ka forcë që e ndalon uraganin. Votat do i kem të socialistëve të zhgënjyer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat