Reshje të dendura dëbore në veri, borëpastrueset ‘zbarkojnë’ në Rrugën e Kombit

Shqipëria

Reshje të dendura dëbore në veri, borëpastrueset ‘zbarkojnë’ në Rrugën e Kombit

Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:15
Rruga e Kombit

Veriu i vendit është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje bore.

Në orët e para të të shtunës të dyja anët e autostradës janë zbardhur. Bora është prezente në të dalë të Milotit, ndërkohë që në Fan e në Reps, pak kilometër pa hyrë te tuneli Kalimashit reshjet kanë qenë më të dendura duke zbardhur edhe rrugën e Kombit. 

Borëpastrueset kanë dalë në rrugë për të mbajtur në gatishmëri situatën. Edhe pse kemi hyrë në muajin e pranverës, dimri ende nuk ka dalë.

Temperaturat kanë zbritur nën zero ndërkohë që moti të paktën në veriun e vendit do të vijojnë të mbeten të ulëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat