“Që nga Shkodra e gjer në Vlorë…”/ Meta mesazh shqiptarëve me vargjet e Fan Nolit

Shqipëria

“Që nga Shkodra e gjer në Vlorë…”/ Meta mesazh shqiptarëve me vargjet e Fan Nolit

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:21
Ilir Meta

Në Ditën Botërore të Poezisë, presidenti Ilir Meta ka risjellë në kujtesë vargjet e Fan Nolit, “Anës Lumenjve”, te interpretuara nga artisti Timo Flloko gjatë filmit “Lulëkuqet mbi mure”.

Duke e cilësuar një nga poezitë më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm, kreu i shtetit thekon se “vrulli shpërthyes i vargjeve gjëmin sa herë që tirania dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese” për popullin.

“’Anës lumenjve’, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.

Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, ‘që nga Shkodra e gjer në Vlorë’. Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko”, shkruan Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat