Pazari i Gjirokastrës dje dhe sot/ Një tjetër kapitull i transformimit të qytetit të gurtë

Shqipëria

Pazari i Gjirokastrës dje dhe sot/ Një tjetër kapitull i transformimit të qytetit të gurtë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

 Gjirokastra tashmë është shndërruar në një destinacion turistik dhe kulturor falë dhe investimeve dhe rijetësimit të Pazarit, ku turistët vendas dhe të huaj shijojnë asetet e trashëgimisë kulturore si dhe kulinarinë e shumëllojshme që kjo zonë ka.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Pazari i Gjirokastrës dje dhe sot, ku vihet re transformimi i dukshëm i infrastruktutrës.

“Mirëmëngjes dhe me këto pak sekonda nga Pazari i Gjirokastrës dje dhe sot, ju uroj një të dielë të bukur”, tha Rama.

Qafa e Pazarit, përfaqëson zemrën e qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës, një nga destinacionet më të vizitueshme dhe të preferuara, e konsideruar si porta hyrëse drejt qendrës historike.

Qendra historike e Gjirokastrës është zona e preferuar e turistëve. Kjo sepse prej aty kanë mundësi të eksplorojnë monumentet e kulturës si shtëpia e Skëndulatëve apo kulla e Babametove dhe sigurisht edhe kalanë hijerëndë.

Në sajë të investimit të qeverisë u realizua ndërtimi i rrjeteve të ujësjellësit, telefonisë e internetit, ndriçimit dhe kullimit të ujërave ishte pjesa më sfiduese e projektit për rikualifikimin urban dhe restaurimin e kalldrëmeve në Qafën e Pazarit, shkruan ATA.

Qyteti muze i Gjirokastrës është përfshirë në mbrojtje të UNESCO-s për arkitekturën e stilit osman të banesave dhe urbanistikës. Gjirokastra bën pjesë në mesin e qyteteve të rralla në Ballkan, të cilët kanë ruajtur këtë veçanti arkitekturale osmane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat