Dibra nën pushtetin e borës, shumë fshatra pa energji

Shqipëria

Dibra nën pushtetin e borës, shumë fshatra pa energji

Më: 22 mars 2021 Në ora: 10:48
Dibra

Është rënduar situata e motit nga reshjet e borës të nisura prej afro 48 orësh.

Situatë problematike mbetet në Bulqizë e Dibër kur në zonat e thella malore trashësia ka arritur deri në 60 centimetra.

Të gjithë fshatrat e njësive Administrative Kala e Dodës, Selishtë e Lurë janë të izoluar pasi trashësia e borës është shumë e madhe. Në të njëjtën situatë gjenden edhe Njësitë Reç, Zall – Dardhë. Edhe në Njësitë Administrative Martanesh, Trebisht e Ostren të Bulqizës është e njëjta situatë pasi dëbora shkon deri në 50 centimetra.

Rruga nacionale Peshkopi – Klos është e kalueshme pasi është mbajtur e hapur. Edhe rruga Peshkopi – Qaf Drajë – Kukës është e kalueshme. Akset Qaf Bualli – Krastë dhe Ura e Çerenecit – Librazhd kalohen me vështirësi dhe duhet përdorimi i zinxhirëve.

Shumë fshatra të Bashkisë Dibër e Bulqizë janë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit përcjellës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat