Vaksinohen 200 pedagogë/ Tiranë, procesi po vijon edhe më mësuesit

Shqipëria

Vaksinohen 200 pedagogë/ Tiranë, procesi po vijon edhe më mësuesit

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Krah vaksinimit të rreth 30% të mësuesve, ky proces këtë të martë ka nisur edhe për akademikët.

Në universitetin e Tiranës do të marrin sot dozën e parë të vaksinës Astrazeneca 200 pedagogë.

Gjatë vizitës së kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë në ambientet e universitetit politeknik të kthyer në qendër vaksinimi u njoftua se sipas planit të vaksinimit me vaksinat ruse Sputnik do të vijojë vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat