25 Prilli, Hoxha: Partia që do i hyjë krimbi i garës së brendshme, humb zgjedhjet

Shqipëria

25 Prilli, Hoxha: Partia që do i hyjë krimbi i garës së brendshme, humb zgjedhjet

Më: 23 mars 2021 Në ora: 22:26
Artan Hoxha

I ftuar në “Tempora”, ku po publikohet sondazhi i tretë i “Noto Sondaggi” për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, analisti Artan Hoxha është shprehur se, ajo parti ku gara e brendshme për vota është më e madhe, humb zgjedhjet.

Artan Hoxha: “Te sjellja e kandidatëve, unë mendoj se sistemi vepron ndryshe. Sistemi çon në sjellje perverse të kandidatëve. Po përpiqem që ta shpjegoj.

Votat ti ndajmë në dy kategori: votat e elektoratit të zakonshëm, votat e atyre që votojnë partinë dhe votat e të pavendosurve dhe ndoshta votat në zonën e kundërshtarit. Për të marrë votat e zakonshme angazhimi është i paktë. Mundi është i paktë. Për të marrë votat e të pavendosurve dhe te kundërshtari mundi është shumë i madh. Nëse ne hyjmë në garë mes nesh, kush nga ne të marrë më shumë vota në emër individual ne ku do shkojmë ti marrim votat? Aty ku me më pak energji mbledhim më shumë vota për vete. Do shkojmë të gjithë te bahçja e partisë sonë. Nuk do shkojmë atje ku votat janë më të vështira për tu marrë.

Unë them, ai ekip partiak që do i hyjë krimbi i garës së brendshme do çojë në humbje partinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat