Dibra e izoluar nga bora prej tre ditësh, mungesë e energjisë elektrike në disa zona

Shqipëria

Dibra e izoluar nga bora prej tre ditësh, mungesë e energjisë elektrike në disa zona

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:16
Dibra

Zona e Dibrës vijon të mbetet problematike si pasojë e rreshjeve të dëborës të cilat kanë rifilluar përsëri ditën e sotme. Përkeqësimi i motit ka bërë që disa zona në këtë qark të jenë të izoluara prej tre ditësh nga trashësia e madhe e borës.

Përveç izolimit dhe pengesës për të komunikuar me zonën urbane banorët e Dibrës prej tre ditësh vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike nga dëmet që ka shkaktuar dëbora në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Ndërkohë njësitë administrative si Lurë, Selishtë, Luzni dhe Kala e Dodës në Dibër janë ende të bllokuara.

Ditën e sotme pas 72 orësh, edhe zonat për rreth qytetit janë pa energji elektrike.  Njësitë administrative Melan, Luzni, Arras, Zall Dardhë, Reç, Lurë, Kala e Dodës dhe Sllovë kanë më shumë se 72 orë pa energji elektrike.

Gjithashtu situatë e vështirë është edhe në Bulqizë ku vijojnë të jenë të bllokuara dhe pa energji elektrike njësitë administrative Ostren, Trebisht, Zerqan dhe Martanesh.

Kan qenë edhe banorët të cilët janë vënë në ndihmë të punonjësve të OSHE dhe po rregullojnë shtyllat e rrëzuara dhe telat e këputur nga pesha e borës.

Ndërkohë OSHE ka çuar grupet në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë, por ende nuk kanë mundur ta kthejnë plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat