Avokati kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve/ Seanca e Zani Çaushit shtyhet në 9 prill

Shqipëria

Avokati kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve/ Seanca e Zani Çaushit shtyhet në 9 prill

Më: 25 mars 2021 Në ora: 13:59
Foto

Seanca e parë e procesit gjyqësor ku ish-kreu i bandës së “Çoles”, Myrteza Çaushi ose i njohur ndryshe si Zani Çaushi kërkon liri me kusht përfundoi.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për në datën 9 prill, pasi avokati mbrojtës i Zani Çaushit ka kërkuar kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.
Seanca e sotme përkon me kërkesën për lirimin me kusht që ka bërë Zani Çaushi, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa do të shqyrtohet nga i njëjti gjyqtar që pushoi çështjen muaj më parë nga Selaudin Pysqyli.
Prokuror ishte Ervin Beqiri, ndërsa mbrohet nga i njëjti avokat Arben Lena.

Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Në këtë vit, i lartpërmenduri gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë, ku arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.
Çaushi ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit, ku ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat