Derviçani feston festën e Greqisë

Shqipëria

Derviçani feston festën e Greqisë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:02
Derviçan

Me muzikë greke, dhe flamuj e simbole të fqinjit tonë jugor, edhe në Shqipëri u festua sot 200 vjetori i Pavarësisë së Greqisë.

Në Dervician të Dropullit shqiptarë e grekë ishin mbledhur për kremtimin e kësaj dite.

Në nisje të aktivitetit të organizuar nga Bashkia e Dropullit, pjesëmarrësit u ngritën në këmbë për të nderuar himnin grek.

Pas tij, edhe himnin shqiptar.

Të pranishmit vendosë kurora në nderim të Revolucionit që nisi 2 shekuj më parë, dhe u finalizua me pavarësinë e Greqisë ndaj Perandorisë Osmane. Pas fjalëve të rastit ku të pranishmit uruan qytetarët grekë për festën e tyre kombëtare, edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut uroi minoritetin helen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat