Dy shokë 50 vjet kudo të pandarë, i ndan vetëm partia

Shqipëria

Dy shokë 50 vjet kudo të pandarë, i ndan vetëm partia

Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:46
Sulë Duraku dhe Hasan Ruçi

Me afrimin e zgjedhjeve situata politike bëhet më agresive ndërsa kjo reflekton edhe tek mbështetësit e partive politike.

Ndikimi i klimës politike, dhe oratoria e lidërve u tregua qartë me 14 mars në Elbasan, ku mbështetësit e Partisë Demokratike, dhe asaj Socialiste u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin.

Por, politika nuk ka ndarë dy shokë në Elbasan.

Sulë Duraku dhe Hasan Ruçi, njëri votues i rregullt i Partisë Socialiste dhe tjetri i Partisë Demokrate, kanë mbi 50 vite që njihen.

Ata pijnë kafen dhe lozin së bashku, pavarësisht bindjeve politike.
Duraku i cili edhe në këto zgjedhje mbështet PS e Edi Ramës, thotë se s’ka lejuar që politika ta ndajë nga shoku i tij i fëmijërisë.

Sulë Duraku; Jo, jo! Nuk bëhet llafë fare. Unë mund të kem dhe çunin që voton djathtas dhe unë votoj majtas. Biles kjo ka qenë shumë më mirë para 10-vjetësh. Ishin njerëzit atje ku ishin, kurse tashi i kanë nxitur içik këto muhabete. Simpatizantët më shumë, se ata që janë të fiksuar majtas apo djathtas ata dihen po… shume gjakë nxehtë. Kështu them un.

Edhe Hasan Ruçi që mbështet PD e Lulzim Bashës, shprehet se bashkë me mikun e tij shkëmbejnë mendime, madje edhe debatojnë, por kjo nuk ka ndikuar tek miqësia e tyre.

Hasan Ruçi: Smë ka penguar asnjë sen hiç. Përkundrazi më shokë jemi. Shkëmbejmë mendime. Ai ka të vetat e unë të mijat. JO jo …hic. Partitë bëjnë punët e veta, ne jemi të qefit tonë.E majti tetë vjetë ky, tashi këta kanë hallin tëe triumfojnë më shumë.

Të dy shprehen në të njëjtin mendim, teksa deklarojnë se Shqipëria duhet të vijojë rrugën për demokratizim të mëtejshëm.

Sulë Duraku dhe Hasan Ruçi: Të demokratizohet akoma më shumë. 30 vjetë demokraci e brishtë. Apo nuk është? Kështu me ngjanë mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat