Akuzohet se përdhunoi 43-vjeçaren e sëmurë/ I afërmi i 20-vjeçarit jep detaje për ngjarjen e rëndë

Shqipëria

Akuzohet se përdhunoi 43-vjeçaren e sëmurë/ I afërmi i 20-vjeçarit jep detaje për ngjarjen e rëndë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 06:42
Klavio Karumi

Bilbil Karumi, i afërm i 20-vjeçarit Klavio Karumi që akuzohet se ka përdhunuar një 43-vjeçare me probleme të shëndetit mendor  ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Miras të Korçës.

Ai u shpreh se 20-vjeçari ishte djalë i rregullt dhe shpreh bindjen se nuk ka abuzuar me gruan me probleme mendore.

"E ka arrestuar mbrëmë policia. Askush nga familjarët nuk kanë mundur ta takojnë. I kanë caktuar një avokat kryesisht. Jam i bindur që nuk e ka përdhunuar kushëriri im. 43-vjeçarja është me probleme mendore, nuk janë të besueshme deklaratat e saj.

Ishte djalë i rregullt dhe jetonte vetëm më të ëmën në kushte shume të vështira. Ishte martuar 2 muaj më parë. Policia e ka arrestuar pa prova. Nuk është bërë analiza e ADN që të vërtetojë atësinë", ka thënë i afërmi i Klavio Karumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat