Basha: Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur

Shqipëria

Basha: Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:18
Lulzim Basha

Teksa na ndajnë 27 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale.

Basha thotë se disa gjëra janë të pamundura por sipas tij rritja e pagave është e mundur! Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur! Krijimi i vendeve të punës është i mundur! Futja në Bashkimin Europian është e mundur! Për të gjitha këto pika pjesë të programit të PD, shqiptarët sipas Bashës duhet te votojnë ndryshimin.

“Besojeni!

Mbylli sytë dhe imagjino. Imagjino sikur Shqipëria fiton Kupën e Botës. Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në dy vjetorin e vajzës tënde. Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Kristianon me Partizanin. Hej, ngadalë! Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur! Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur! Krijimi i vendeve të punës është i mundur! Futja në Bashkimin Europian është e mundur! Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill”, thotë Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat