Vdekja e Bashkim Finos, Manastirliu: Do më mungojnë bisedat me ty

Shqipëria

Vdekja e Bashkim Finos, Manastirliu: Do më mungojnë bisedat me ty

Më: 29 mars 2021 Në ora: 09:46
Ogerta Manastirliu dhe Bashkim Fino

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta para kohe të deputetit socialist, Bashkim Fino.

Manastirliu shkruan në postimin e saj se Fino “drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit”.

“Do të më mungojnë bisedat gjatë pushimeve në seancat e Kuvendit, ku nuk i kursente asnjëherë këshillat e mençura”, shkruan Manastirliu.

POSTIMI I PLOTE

E trishtuar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut dhe kolegut, Bashkim Fino.

Do të më mungojnë bisedat gjatë pushimeve në seancat e Kuvendit, ku nuk i kursente asnjëherë këshillat e mençura.

Krenare që kam ndarë një copë udhë në politikë me njeriun, i cili drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit.

U prehsh në paqe, mik?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat