“Jam e djathtë që në lindje”, Jozefina Topalli çel fushatën në Vlorë

Shqipëria

“Jam e djathtë që në lindje”, Jozefina Topalli çel fushatën në Vlorë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 13:56
Jozefina Topalli

Ditën e sotme partia “Lëvizja për Ndryshim” çeli fushatën në qytetin e Vlorës.

Kryetarja e kësaj force politike, Jozefina Topalli tha për Euronews Albania se Vlora është vendi nga i cili nisin ndryshimet dhe se duhet të gjejmë kurajën për të ndëshkuar me votë politikanët që kanë shkaktuar varfëri.

“Të gjejmë kurajën të ndëshkojmë me votë proteste ata politikanë, të cilët në tre dekada janë përgjegjësit kryesor të varfërisë që kemi sot”, u shpreh Topalli.

Teksa foli për prezantimin e kandidatëve, Topalli theksoi se ata janë të djathtë duke hedhur edhe njëherë poshtë akuzat që e shohin majtas qëllimin e kësaj force politike.

“Jam e djathtë qysh në lindje për shkak të historisë së familjes dhe ky është identiteti im. Ato që bëjnë akuza nuk janë as të majtë as të djathtë, por thjesht forca politike klienteliste. Nuk më bëjnë asnjë përshtypje, Lulzim Basha dhe ata që e rrethojnë me këto akuza qesharake”, tha zonja Topalli.

Ish-deputetja kërkoi votën për rininë dhe mos-braktisjen e vendit duke u shprehur se Lëvizja për Ndryshim do të jetë një faktor i rëndësishëm për t’ju kthyer të rinjve vlonjat besimin për të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat