Vasili: SPAK të nis hetimet, Rama një kriminel që shantazhon shqiptarët me vaksinat

Shqipëria

Vasili: SPAK të nis hetimet, Rama një kriminel që shantazhon shqiptarët me vaksinat

Më: 30 mars 2021 Në ora: 20:44
Petrit Vasili

Vasili: SPAK të nis hetimet, Rama një kriminel që shantazhon shqiptarët me vaksinat

 30/03/2021 - 20:40

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje SPAK-ut që të nis hetimet për kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ky i fundit po shantazon shqiptarët me vaksinat anti-covid, nëse Rilindja humbet më 25 prill.

Kryeministri Rama gjatë një takimi në Lezhë mohoi faktin se po përdor për fushatë vaksinat.

Postimi i plotë i Vasilit

Rama një kriminel, që shantazhon shqiptarët me vaksinat. Edi Rama shantazhon në mënyrë kriminale shqiptarët e thote: S’ka më doza kështu si tani po ikëm ne!”

SPAK të fillojë menjëherë hetimin dhe arrestojë këtë kriminel, që guxon të shantazhojë qytetarët me shëndetin e tyre.

KQZ të veprojë, boll mbylli sytë përpara këtij horri sadist që nuk kursen as shëndetin e shqiptarëve për karrigen e qelbur të tij. Shqiptarë ndëshkojeni në mënyrë të pamëshirshme këtë sadist me votën tuaj më 25 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat