Helidon Bushati bashkëbisedim me pensionistët e Oblikës: S’do ketë rritje të pensioneve më të vogël se 5% në vit

Shqipëria

Helidon Bushati bashkëbisedim me pensionistët e Oblikës: S’do ketë rritje të pensioneve më të vogël se 5% në vit

Më: 3 prill 2021 Në ora: 12:53
Pamje nga takimi

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e Oblikës.

Sistemi shëndëtësor, mungesa e mjekëve në qendrat shëndetësore dhe rimbursimi i ilaçeve për përballimin e COVID-it janë shqetësimet që ngritën pensionistët në këtë takim.

Teksa dëgjoi shqetësimet me të cilat po përballen qytetarët  në pension në këtë kohë pandemie, Bushati tha se sistemi shëndetësor do të vendoset në qendër të vëmendjes së qeverisë së Partisë Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha, në shërbim të këtyre banorëve.

Pesionistët, u shprehën se prej 8 vitesh nuk kanë marrë dëmshpërblimet e tokave bujqësore të përmbytura.

Drejtuesi politik i ftoi ata të mbështesin Partinë Demokratike dhe programin e saj duke i garantuar se ndryshimi është e vetmja mënyrë për t’i mundur problemet dhe shqetësimet e tyre. Ndërsa,  u angazhua se nuk do të ketë rritje më të vogël të pensioneve se 5% në vit e përsa i përket përmbytjeve kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha ka menduar një plan menaxhimi për përmbytjet e zonës së Nënshkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat