“Kanë rënë kërkesat për tamponë”, mjeku: Fushata do rrisë rastet

Shqipëria

“Kanë rënë kërkesat për tamponë”, mjeku: Fushata do rrisë rastet

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustruese

Prej më shumë se dy javësh infektimet ditore me covid kanë rënë ndjeshëm në vendin tonë, por është ulur edhe numri i testimeve. Lidhur me këtë, specialisti i ISHP Artan Simaku, thotë se drejtoritë rajone të shëndetit kërkojnë shumë më pak tamponë.

Rënies së infektimeve nuk duhet ti gëzohemi për shumë kohë. Epidemiologët shprehin bindjen se fushata elektorale, por edhe dita e votimeve do të rrisin numrin e të prekurve me covid.

“Padyshim që do të kemi rritje të shifrave, sidomos në zonat që kanë ndodhur grumbullimet, është e sigurt, e pritshme që të kemi rritje të rasteve, por se sa, mbetet për t’u parë” tha ai.

Edhe pse i druhen një rritje të shifrave, duket se në qendrat e votimit nuk do të kenë masa të shtuara. Votuesit para se të futen nëpër qendra, duhet të kenë me vete maskë, dhe do u matet temperatura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat