Gjiknuri: Gratë dhe vajzat mbështetje e fortë për Partinë Socialiste

Shqipëria

Gjiknuri: Gratë dhe vajzat mbështetje e fortë për Partinë Socialiste

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:06
Damian Gjiknuri

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga deputetja Vilma Bello dhe kandidatët për deputet Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj, Teuta Ramaj dhe Laura Ferati zhvilluan një takim me gra dhe vajza në qytetin e Vlorës.

“Unë gruaja e suksesit” ishte kryefjala e takimit në të cilin vajza dhe gra të suksesshme në karrierën e tyre profesionale përcollën mesazhin e rëndësisë së përfshirjes së vajzave dhe grave në politik.

Deputetja Vilma Bello thekson rëndësinë e angazhimit të vajzave dhe grave në politik.

“Të jesh grua në politikë nuk është e lehtë; sot jemi shumë më shumë falë vizionit të Partisë Socialiste dhe, në veçanti, Edi Ramës.

Po nuk duhet të jemi thjesht numra, jemi e duhet të jemi në politikë prej vlerave tona, na duhet të jemi modele të përfaqësimit, të jemi afër qytetarëve që na besojnë, të tregojmë vlerën tonë në politikë përmes punës, krenarisë e ndershmërisë për ta bërë më të mirë politikën që në Shqipëri”, theksoi deputetja Vilma Bello

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Laura Ferati në fjalën e saj u ndal në mbështetjen e veçantë që Partia Socialiste ka treguar për vajzat dhe gratë e në veçanti për kategorinë e atyre me nevoja të veçanta.

“Partia Socialiste beson tek fuqia dhe roli ynë në shoqëri. Ne me forcën dhe energjinë e duhur duhet të motivohemi për tu angazhuar në politikë si një model suksesi për këdo që beson dhe mbështet Partinë Socialiste. Të gjitha bashkë do t’ja dalim”, theksoi kandidatja Laura Ferati.

Drejtuesi politik Damian Gjiknuri theksoi rëndësinë e angazhimit në politik të vajzave dhe grave të suksesshme duke pohuar se ato janë bërthama e shoqërisë e që gjithçka e kanë të lidhur me komunitetin, me mirëqënien e familjes dhe me edukimin e brezave të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat