Ambasadorja amerikane: SHBA e mbështet plotësisht reformën në drejtësi

Shqipëria

Ambasadorja amerikane: SHBA e mbështet plotësisht reformën në drejtësi

Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:47
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë të mbështesin fort reformën në drejtësi.

Në një postim në Twitter, ajo thekson se si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara, është personalisht e përkushtuar për të siguruar një të ardhme të drejtë, demokratike dhe të sigurt për Shqipërinë.

“Më lejoni të jem e qartë: Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht reformën e drejtësisë së Shqipërisë dhe aspiratat e saj të anëtarësimit në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Si përfaqësues i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, unë jam personalisht e përkushtuar të bëj gjithçka që mund të promovojë këtë reformë si një mjet për të siguruar një të ardhme të drejtë, demokratike dhe të sigurt për Shqipërinë.

Projekti ‘Drejtësia për të Gjithë’ ka qenë një nga disa prej angazhimeve të Shteteve të bashkuara për të mbështetur reformën e drejtësisë në Shqipëri. Mbështetja jonë do të vazhdojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat