Arian Çani paralajmërim të fortë: Bëni gati çantat dhe ikni të gjithë nga Shqipëria

Shqipëria

Arian Çani paralajmërim të fortë: Bëni gati çantat dhe ikni të gjithë nga Shqipëria

Më: 10 prill 2021 Në ora: 06:16
Arian Çani

Arian Çani ka bërë një paralajmërim të fortë, pasi u shpreh se në Shqipëri do të bëhet kasaphanë.

Nuk dihet nëse gazetari i është referuar ndonjë burimi nga autoritetet, apo foli dhe bëri thirrje publike, me hamendësi.

Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, u bëri thirrje qytetarëve që të largohen urgjent nga Shqipëria drejt Europës Perëndimore.  Ai u tha se nuk e kanë idenë se çfarë do të ndodhë këtu.

“Bëni gati çantat dhe ikni të gjithë ata që më ngjajnë mua. Nuk jua them kot. Nuk e imagjinoni dot se çfarë pritet të ndodhë këtu. Të gjithë ju që s’ndjeheni këtu fare, urgjent. Do të bëhet kasaphanë. Duhet të ikin në Europën Perëndimore. Të gjejnë mundësinë të ikin. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhë në këtë vend”, tha Arjan Çani në debat, teksa drejtonte emisionin. Çani ka paralajmëruar se ata që duan të largohen, duhet të ikin në Europën Perëndimore sepse sipas tij, këtu “do të bëhet kasaphanë”. Arian Çani e dha këtë deklaratë pas diskutimeve që po bëheshin në studio nëse Shqipëria është de facto protektorat turk.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat