U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari

Shqipëria

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari

Më: 10 prill 2021 Në ora: 10:35
Ilustrim

Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier pasi është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. Emigratët e kapur janë me origjinë aziatike.

Policia bën me dije se arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Taksisti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në pranga ka rënë Romario Celo, 23 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip “Audi” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1140 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat