Ekonomi: PS, forca e duhur/ Kryesuesja e listës së Durrësit, takime në Fushë Krujë

Shqipëria

Ekonomi: PS, forca e duhur/ Kryesuesja e listës së Durrësit, takime në Fushë Krujë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:26
Milva Ekonomi

Kryesuesja e listës së kandidatëve të PS për qarkun e Durrësit Milva Ekonomi, zhvilloi një takim elektoral me banorë të njësisë administrative  Fushë-Krujë.

Duke iu referuar ngjarjes së Rinasit ku u tentua të bllokohej sjellja e vaksinave në vend, Ekonomi tha se PS është një forcë politike që ka treguar këmbëngulje e vendosmëri për të përfunduar projektet e nisura, ndaj vota për PS është zgjedhja e duhur më 25 prill. Në lidhje me pritshmëritë e zgjedhjeve të 25 prillit, Ekonomi tha se ne do të marrim më shumë se 8 deputetë dhe për këtë na nevojitet besimi juaj.

Një tjetër proces i rëndësishëm është edhe ai i vaksinimit. Ekonomi tha se vaksinimi i duhet gjithë shqiptarëve dhe procesi po ecën para me sukses.

“E kemi të qartë idenë se çfarë duhet të bëjmë vetëm se duhet durimi që projektet që kemi marrë përsipër të bëhen të zbatueshme, të realizohen dhe për këtë gjë duhet pak durim. Kur duam të ndërtojmë diçka të bukur e bëjmë, dhe ju keni parë transformimet e gjithë Shqipërisë, jo vetëm të Krujës dhe Fushë Krujës”, tha Ekonomi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat