Ishte infektuar me koronavirus, humb jetën kryekomisari

Shqipëria

Ishte infektuar me koronavirus, humb jetën kryekomisari

Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:49
Bedri Dani

Kryekomiasr Bedri Dani ka humbur betejën me Covid 19. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim, e cila në një postim në Facebook, shkruan se Dani vdiq si pasojë e infektimit me covid.

“Me dhimbje morëm lajmin për largimin përfundimtar nga kjo jetë të kolegut tonë, Kryekomisar Bedri Dani, si pasojë e këtij virusi vdekjeprurës që ka mbërthyer një botë të tërë.

Shprehim nderimet tona për gjithë kontributin e tij të vyer në shërbim të komunitetit dhe vendit në radhët e Policisë së Shtetit, në të gjitha nivelet deri në ato drejtuese.

I përcjellim ngushëllimet tona më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë kolegëve Oficer.

Le të lutemi që Kryekomisar Bedriu të prehet në paqe dhe të jetë e paharruar vepra dhe kontributi i tij!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të shoqatës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat