The Guardian: Si e manipulon Rama e qeveria publikun përmes profileve të rreme në Facebook

Shqipëria

The Guardian: Si e manipulon Rama e qeveria publikun përmes profileve të rreme në Facebook

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:22
Edi Rama

Një nga armët më të forta të mazhorancës ka qenë dhe vazhdon të mbeten PR-i dhe rrjetet sociale.

Kanë qenë të shumta rastet kur kjo arritje e qeverisë dhe e kryeministrit Ram është “vlerësuar” dhe përdorur.

Por, përtej kësaj fasade duket se ekziston një realitet tjetër. Profilet e rreme të përdorura në faqe e ministrave apo vetë kryeministrit janë nxjerrë në pah nga disa media dhe në rrjetet sociale.

Një gjë të tillë është evidentuar edhe nga ish-punonjësja e Facebooku-ut, Sophie Zhang ka denoncuar përmes gazetës The Guardian kompaninë Facebook për mosveprim ndaj abuzimeve të qeverive me fushatat e profileve false.

Sipas saj, Facebook ka lejuar disa lidera të botës dhe politikanë të përdorin platformën për të gënjyer publikun ose për të sulmuar kundërshtarët, pavarësisht se ishte në dijeni të rasteve. Momentalisht Facebook ka 2.8 miliardë përdorues në gjithë botë dhe luan një rol të rëndësishëm në diskursin politik të pothuajse çdo vendi në botë.

Por algoritmet dhe tiparet e platformës mund të manipulohen për të shtrembëruar debatin politik. Një mënyrë për të manipuluar debatin politik është përmes krijimit të “angazhimeve” të rreme, pëlqime, komente, shpërndarje dhe reagime – duke përdorur llogari jo-autentike ose të komprometuara në Facebook.

Përveç formimit të perceptimit publik të popullaritetit të një udhëheqësi politik, angazhimi i rremë mund të ndikojë në algoritmin e ushqimit të lajmeve shumë të rëndësishme në Facebook.

Zhang paraqiti dhjetëra raste brenda sistemit të menaxhimit të Facebook për të njoftuar ekipin e inteligjencës në rrjetet e llogarive të rreme ose faqet që po shtrembërojnë ligjërimin politik, duke përfshirë shtete Shqipërinë, Meksikën, Argjentinën, Italinë, Filipinet, Afganistanin, Korenë e Jugut, Bolivine, Ekuadorin, Irakun, Tunizinë, Turqinë, Tajvanin, Paraguain, El Salvadorin, Indinë, Republikën Dominikane, Indonezinë, Ukrainën, Poloninë dhe Mongolinë.

Një hetues i inteligjencës së kërcënimeve gjeti prova se rrjeti shqiptar, i cili po prodhonte komente jo-autentike, ishte i lidhur me individë në qeveri.

Qeveria dhe institucionet shtetërore në vendin tonë janë akuzuar disa herë që i përdorin këto metoda, madje duke angazhuar edhe administratën për pëlqime, shpërndarje dhe komentime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat