Sot nis muaji i Ramazanit/ Kryeministri Rama: Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë

Shqipëria

Sot nis muaji i Ramazanit/ Kryeministri Rama: Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 08:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan: Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimane në muajin e bekuar të Ramazanit.

Një ditë më parë Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët agjërim të lehtë, “pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja!”

Ky është viti i dytë radhazi që besimtarët myslimanë janë të kushtëzuar për shkak të masave të vendosura për parandalimin e Covid-19.

Një ditë më parë në vendin tonë, është zgjeruar edhe fasha e qarkullimit, me dy orë më shumë, 06:00- 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat