Akuzat për përdorimin e të dhënave të e-Albania, Basha: Ramën nuk ka marifet që e shpëton

Shqipëria

Akuzat për përdorimin e të dhënave të e-Albania, Basha: Ramën nuk ka marifet që e shpëton

Më: 13 prill 2021 Në ora: 10:00
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë dhe të rejat në Farkë, ka folur për herë të parë për pretendimin e keqpërdorimit të të dhënave personale nga e-Albania, në fushatë elektorale prej Partisë Socialiste.

Kreu i opozitës tha se ndryshimin “nuk ka marifet që e ndal” më 25 prill.

“E di edhe ai dhe nuk ka marifet që e shpëton. E keni parë atë marifetin që publikuan dje që rrinë dhe mbledh numra të kartave të identitetit, e tjerë, e tjerë. Nuk ka marifet që e shpëton.

25 prilli është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve për ndryshim. Pas 25 prillit ndryshimi do të marrë formë konkrete.

Ty si gjimnaziste do të ofrojë mundësinë të zgjedhësh degën e preferuar në një universitet i cili do të ndihmohet nga qeveria shqiptare dhe nga Bashkimi Europian, që atë degë ti të përvetësosh profesionin tënd, jo thjeshtë përmes mësimit teorik por edhe përmes praktikës.

Dhe ndërkohë që kjo ndodh, ne do të kemi krijuar në këtë vend një sistem fiskal me taksa të ulëta, një liri tregu.

Do të kemi shporrur terrorin e taksidarëve të inspektorëve dhe të shtetit në tërësi dhe do të kemi bërë të mundur kësisoj që investitorët shqiptarë dhe investitorët e huaj të hapin vende pune dhe të kërkojnë profesionistë të zotë”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat