“Nuk merrem me çimka”/ Ish deputeti i LSI kujton bisedat me Ilir Metën: Nuk më bën dot pis! Vetë më thoje sa vota arrin të blesh

Shqipëria

“Nuk merrem me çimka”/ Ish deputeti i LSI kujton bisedat me Ilir Metën: Nuk më bën dot pis! Vetë më thoje sa vota arrin të blesh

Më: 15 prill 2021 Në ora: 09:55
Shkëlqim Selami

Ish deputetit i LSI, Shkëlqim Selami, i cili është angazhuar me fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit ka reaguar ndaj Ilir Metës për akuzat e forta që bëri ndaj tij nga qyteti i Vlorës.

Selami i është përgjigjur Metës duke e etiketuar si “kandidati më i ri i LSI-së” dhe i kujton bisedat për blerje të votave në kohën kur ishin pjesë e një force politike.

“Nuk më bën dot pis dhe të më përmendësh blerje votash se kur më thoje sa vota arrin të blesh të thoja që mandatin nuk e dua po s’ma dhanë vlonjatet me vullnetin e tyre të lirë dhe për këtë jam krenar se e bëra mandatin vetëm me votat e vlonjateve dhe me asnjë votë nga Saranda dhe ti këtë e di mirë”, shkruan Selami.

Ndër të tjera e cilëson Metën si “etaloni i blerjes së votave që jep dekorata duke i përdorur në vend të verdhushkave”. Me tone ironie, Selami i premton se pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të shkojnë me komposto kumbullash vlonjate dhe liko që të mund të qerasë ata që tani i përdor si vegla.

Kujtojmë se Presidenti Meta, të cilit duket se nuk i del e keqja me largimin e Selamit nga LSI drejt PS dhe në një intervistë televizive, e etiketoi si “njeri ordiner” dhe shtoi se nuk merret me çimka.

“Çdo votë e Partisë Socialiste t’i numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike t’i numërohet asaj. Opozita ti dali për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur. Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitë nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do takoj personalisht çdo komisioner. Ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra por qe do marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohë të merrem me çimka dhe çimkat e çimkave”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat