Rama: Të shesësh votën është mëkat, dhe po aq mëkat është ta blesh

Shqipëria

Rama: Të shesësh votën është mëkat, dhe po aq mëkat është ta blesh

Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha nga Shkodra se mbështet qëndrimet e ambasadores amerikane Yuri Kim, dhe të autoriteteve të Kishës Katolike, sa i përket të shitblerjes së votës.

Në fjalën e tij gjatë takimit elektoral në Shkodër, kreu Iiqeverisë tha se të shesësh votën mëkat, po aq mëkat edhe ta blesh.

‘Unë jam shumë dakord me deklaratën e ambasadores amerikane këtu qoftë edhe me autoritete Kishës Katolike, që adresuan një plagë shumë të madhe këtu për shitblerjen e votës.

Të shesësh votën është mëkat, po aq mëkat edhe ta blesh.’– tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat