Zheji ka përsëri një shpjegim për deklaratën e Ambasadores Amerikane që ftoi shqiptarët të votojnë ndryshimin

Shqipëria

Zheji ka përsëri një shpjegim për deklaratën e Ambasadores Amerikane që ftoi shqiptarët të votojnë ndryshimin

Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:20
Artur Zheji

Qendra e bisedimeve prej javësh është fushata e zgjedhjeve të 25 prillit dhe rezultatit të shumëpritur.

Analistët Frrok Çupi dhe Artur Xheji të ftuar në emisionin Top Talk të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja shprehën opinionin e tyre në lidhje me ofertën që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të PD-së, Lulzim Basha për të bashkëpunuar.

Artur Zheji u shpreh se SHBA-ja është e paanshme dhe nuk mbështet asnjë parti politike në vend.

“Gjithë kohës në mënyrë të nëndheshme e të mbidheshme, me iluzione apo me thashetheme ambasadorja janë mbështetje e Ramës. Yuri kim sqaroi që amerikanët janë me shqiptarët nuk janë me Ramwn. Termi që përdori ‘ndryshim’ përkojnë me njëra-tjetrën, është edhe çështja tjetër që Rama do ta ruajë pushtetin e thotë që duhet të ndryshojë. Unë mendoj që të paktën dhe të shumtën që SHBA-ja është e paanshme dhe nuk hanë as majtas as djathtas siç thuhej në mënyrë diversive në ambientet mediatike dhe në takime of rekord”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat