Klosi: PS parti e madhe, ka në çdo cep të vendit patronazhistë, përditë marrim informacione

Shqipëria

Klosi: PS parti e madhe, ka në çdo cep të vendit patronazhistë, përditë marrim informacione

Më: 17 prill 2021 Në ora: 22:43
Blendi Klosi

Në një intervistë në RTV Ora për gazetaren Matilda Mcini, kandidati i PS-së në Berat dhe ministri Blendi Klosi referuar të dhënave të databazës së PS-së u shpreh se PS është një parti e madhe dhe ka një strukturë organizimi të shkëlqyer.

Klosi theksoi se PS ka anëtarë dhe patronazhistë në çdo cep të Shqipërisë dhe se është legale dhe ne punojmë përditë që të marrim informacione.

Klosi: PS është një parti e madhe dhe ka një strukturë organizimi të shkëlqyer. Mund të shkosh në çdo vend të Shqipërisë dhe të takosh njerëz që të të thonë se janë socialistë. E kemi projektuar këtë punë, pra patranazhimit qysh prej kohësh. Kemi anëtarë dhe patronazhistë në çdo cep të Shqipërisë. Është legale dhe ne punojmë përditë që të marrim informacione. Nuk jemi një parti që duam një mandat në Berat, jemi parti që luajmë me forca të mëdha që duam 5-6 mandate. Nëse nuk punojmë pa u organizuar dhe pranë votuesve. Ndërsa forcat e tjera duan një mandat kërkojnë që ta gjejnë me porta të vogla.

Prandaj që të luash me porta të madha që të marrësh shumë vota dhe mandate. Ju e quani patronazhim, ndërsa ne e quajmë struktura e PS-së. Nuk ka asgjë që duhet të ndjehemi mirë apo keq nëse ndihemi në ato lista. Struktura e PS-së kanë vlerësuar nëse jeni apo jo votues i PS-së apo jo. Ne kontaktojmë me shumë njerëz dhe nuk ka pse ndihet dikush keq për votën e tij nëse është i lëkundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat