​Sot ulet avioni i parë në Kukës, Gjici: Kjo vepër do t’u shërbejë emigrantëve me çmime të arsyeshme

Shqipëria

​Sot ulet avioni i parë në Kukës, Gjici: Kjo vepër do t’u shërbejë emigrantëve me çmime të arsyeshme

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”, ku udhëtarët e parë do të jenë të rinj që vijnë nga Londra. Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë së Kukësit, në një intervistë ekskluzive për A2 deklaroi se ky aeroport do t’i shërbejë edhe shqiptarëve të Kosovës.

“Hapja e aeroportit në Kukës është pritur me entuziazëm nga qytetarët e Kukësit, por jo vetëm, sepse ky aeroport i shërben trevave tona edhe në Kosovë.

Kjo vepër do t’i shërbejë emigrantëve me çmime të arsyeshme dhe do të bëjë të mundur që ata të vizitojnë të afërmit me shumë pak kosto. Ky aeroport do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së familjeve kuksiane”, tha Gjici, raporton A2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat