Rrëfimi ndryshe i çiftit Basha, tregojnë për herë të parë historinë e dashurisë, zbulojnë këngën e tyre të dashurisë

Shqipëria

Rrëfimi ndryshe i çiftit Basha, tregojnë për herë të parë historinë e dashurisë, zbulojnë këngën e tyre të dashurisë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:18
Çifti Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten Aurela, kanë rrëfyer për herë të parë së bashku njohjen e tyre, që përfundoi më pas me kurorëzimin e martesës.

Të ftuar këtë të diel në një studio televizive, Lulzimi dhe Aurela rrëfyen se kanë qenë për 5-6 vite shokë, ndërsa më pas, në nga viti i dytë i universitetit, ata janë afruar më shumë me njëri-tjetrin, kjo edhe për shkak se të dy ishin jashtë vendit, në një kulturë e shoqëri të re.

Pjesë nga rrëfimi:

Aurela: Është diçka sinqerisht, se nuk është vetëm një moment, pasi erdhi natyrshëm. Për 5-6 vjet ne ishim shokë. Pasi nga viti i dytë i universitetin kishim shkuar aty edhe ishim të dashur pastaj, boyfriend
Basha: Lidhesh më fort, gjërat i përjeton më ndryshe, tani jetojmë në një shoqëri ku s’ka familje që si ka njerëzit e vetë për fat të keq në emigracion, gjërat i përjeton më fort gjithçka.
Aurela: Ne ishim si të gjithë 18-vjeç, 19-vjeç kishim jetuar gjithë jetën me mamin dhe babin shkuam në një vend krejt ndryshe, krejt të ri, jashtë shtetit dhe mbase si gjithë ata shqiptarët që vijnë në Tiranë, aman vijnë në Tiranë në konvikt po janë në shtetin e vetë. Ne duhet që një të përshtateshim me shoqërinë e re me kulturën e re dhe dy të kujdeseshim për veten tonë.

Basha: Të shkosh atje 19-vjeç e para e punës mbaj mend është befasia se mirë Aurela ishte mësuar të bënte punë shtëpie, por unë s’bëja punë shtëpie, mund të ndihmoja ndonjëherë tim at ose ime më por e vërtet është që unë shkova si dikush që nuk kishte skuqur një herë vezë në jetën e vet. Duhet të administroja një buxhet, të blija ushqimet. Papritur, duhet të ndërtosh një të përditshme ku nuk ke më ndihmën e prindërve. Dikush që nuk ka gatuar dy vezë, duhet të gatuaj spageti me ton peshku për të gjithë shtëpinë. Duke u gjetur në një ambient ku mund të ishe krejtësisht i pavarur, u afruam më shumë me njëri-tjetrin që nga njëra anë na bëri më të fortë me sfidat që duhet të përballeshim dhe nga njëra anë na bëri më të fortë por nga ana tjetër na afroi më shumë me njëri-tjetrin, duke njohur gjëra që nuk i dinim.
Aurela: Ishim të dashur në Holandë. Ne bashkëjetuam së bashku në Tiranë. Në uikend takoheshim apo jo?
Basha: Edhe gjatë javës me të thënë të drejtën (qesh). Më pas u largova për në Kosovë dhe Aurela punonte në Holandë.

Aurela: Unë gjeta punë në Holandë dhe fillova aty. 5-6 vjet kemi qenë në dy vende të ndryshme.
Basha: OKB jepte një leje çdo tre muaj dhe unë shkoja. Aurela vinte në Prishtinë. Vinte në Tiranë.
Arditi: Kishte luhajte….
Aurela: Normal po!
Basha: Është ajo shprehja larg syve larg zemrës…
Aurela: Francezët thonë larg syve pranë zemrës.

Ndërkohë mes të tjerash, Lulzimi dhe Aurela zbuluan dhe këngën e tyre të dashurisë, që është ‘When the rain begins to fall’ e Pia Zadora dhe Jermaine Jackson.

Pjesë nga rrëfimi:

Ardit Gjebrea: Shiko unë do të, për një moment do të ftoja 2 miq, që të cilët i kemi ftuar sot në program sepse doja që të konkretizonim disa nga momentet e bukura tuaja. Dhe kemi këngëtarin Renis Gjoka dhe pianistin Ermal Pepa. Përshëndetje , kemi marrë disa informacione për këngët tuaja dhe do të doja të thoni se çfarë kujtoni nga kjo këngë. Jemi gati? Forca. Çfarë ju kujton kjo këngë?
Lulzim Basha: Kjo është kënga e preferuar e Aurelës dhe e një shoqes sonë të përbashkët.
Aurela Basha: Party-t në gjimnaz.
Ardit Gjebrea: Party-t në gjimnaz?
Aurela Basha: Po festat, ekskursionet.
Ardit Gjebrea: Ju kujtojnë rininë dhe kjo ka qenë kënga juaj.
Lulzim Basha: Mbrëmjet, mos harrojmë mbrëmjet që shkonim në shtëpinë e dikujt, vinim kasetat dhe kërcenim më njëri tjetrin këngën “The total eclips of the heart”.
Ardit Gjebrea: Pra kënga e preferuar e Aurelës. Po një këngë tjetër?

Fillon pjesa muzikore..
Lulzim Basha: Renis je i madh. Një njeri i vetëm, me ndihmën e Ermalit sigurisht të arrish të kapësh një nga këngët më të bukura të Pia Zadora dhe Jermaine Jackson me tekstin ‘When the rain begins to fall’. Pa pikë diskutimi, një ndër tre-katër këngët më të bukura për mua, suksese i jashtëzakonshëm kur i luaja është dhe kënga jonë e preferuar.
Ardit Gjebrea: Dhe kënga e të dyve pra, le ta themi kënga e të dyve. Në top listën tuaj u përkëdhela shumë kur mora vesh që është edhe një këngë tjetër.
Ardit Gjebrea: Faleminderit Renis! Faleminderit!
Renis Gjoka, Ermal Meta: Faleminderit! Shumë faleminderit.
Aurela Basha: Ky është himn Ardit i viteve 90-të. Edhe ne jemi nga…
Lulzim Basha: Është shumë më shumë se kaq. Ky është një himn, është himn.
Njëherë t’i them Jonit tënd të jetë me fat se nuk ka himne kombëtare që të ngërthejnë kaq shumë emocion, sesa ky himn që ka emrin e tij. E dyta të them që me gjithë çfarë na pyet dhe se si i ke përjetuar gjërat, e të tjerë e të tjerë, asgjë nuk i shpreh më shumë gjërat sesa kjo këngë. Kënga Ardit, teksti dhe muzika, të dyja bashkë, mjafton të dëgjosh këtë dhe e kupton, e ndien atë dramë të madhe që na shkuli nga trupi mijëra të afërm tanë, që nisi eksodin masiv të shqiptarëve drejt perëndimit. Shumica prej tyre tani janë atje, janë brezi i parë, brezi i dytë. Shumë prej tyre na bëjnë shumë krenarë kur i shohim, kur i shohim këngëtarë të famshëm të Amerikës, të Anglisë, futbollistë, shkencëtarë, apo dhe oficerë të forcave të armatosura të vendeve ku jetojnë. Por mos harrojmë se si ka filluar dhe unë sa herë dëgjoj këtë këngë, mos ta them kështu, kësaj radhe më ka rënqethur si asnjë herë tjetër.
Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Lulzim Basha: Dhe ka një arsye tjetër, në qoftë se mund ta them dhe këtë, sepse do s’do megjithëse kjo studio është kaq gjigande, prapë se prapë krijove një skenë intime me pyetjet që na bëre, na ktheve, më ktheve në një periudhë që nuk është se kthehesh dot kollaj. Domethënë gërmove me shumë talent, na solle në një gjendje emocionale dhe pastaj luan “Jon”. Dhe kur e dëgjonim këtë këngë, kur ishim atje, domethënë emocionet janë të pa … , këtë moment e kam të vështirë ti shpreh me fjalë. Ajo që e bën dyfish më emocional këtë moment për mua është unë nuk jam këtu thjesht si një mik i të dielës tënde, i të “Dielës Shqiptare”, jam dhe si njeri me përgjegjësi të mëdha në një moment kur qindra mijëra familje shqiptare po ripërjetojnë këtë dramë. Dhe e di që një nga përgjegjësitë më të mëdha dhe një nga pritshmëritë më të mëdha ndaj meje dhe ndaj atyre që më ka rënë barra ti drejtoj ekipit tim është që ta ndalim këtë plagë dhe që këtë këngë mos ta këndojmë më thjesht si një këngë vaji, por ta këndojmë si një këngë për të kujtuar sakrificën e shqiptarëve por për të qenë krenarë për të jetuar jetën tonë e për të ndërtuar jetën tonë këtu në këtë vend. Kaq, se nuk dua të… E gjeta veten time duke e shtyrë me zor drejt racionales sepse realisht më emocionove shumë me këtë këngë.
Ardit Gjebrea: Në fakt kur u takuam me Aurelën para ca ditësh dhe i bëra një pyetje, preket Luli? Po, më tha mua. Dhe tani e pashë.
Lulzim Basha: Nuk e pe, sepse e fsheha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat