Kryepeshkopi Anastas Janullatos i bën thirrje besimtarëve ortodoks të votojnë në 25 prill: Të zgjedhim njerëz “të pastër”

Shqipëria

Kryepeshkopi Anastas Janullatos i bën thirrje besimtarëve ortodoks të votojnë në 25 prill: Të zgjedhim njerëz “të pastër”

Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:31
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, nëpërmjet një deklarate të kryepeshkopit Anastas Janullatos, thekson rëndësinë e votës, si një e drejtë qytetare.

“Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse.
E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi. Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur.
Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm. Ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi, duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar. Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto”, sqaron kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Ai thekson se është e rëndësishme për kë votojmë në 25 prill. “Mënyra se si zgjedhim, kriteri ynë, është mjaft i rëndësishëm. Zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë ‘Unin’ e tyre dhe më pas vijmë ‘Ne’ dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara. Dhe e përsëris. E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat