Manastirliu nxjerr shifrat: Sot 8 mijë të vaksinuar, mbi 332 mijë në total

Shqipëria

Manastirliu nxjerr shifrat: Sot 8 mijë të vaksinuar, mbi 332 mijë në total

Më: 19 prill 2021 Në ora: 06:44
Ilustrim

8065 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 sot në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrën e vaksinimeve për ditën e sotme.

Ndërkohë që nga fillimi i procesit të vaksinimit u janë injektuar dozat 332905 qytetarëve në Shqipëri. Në Shqipëri vaksinimi po vijon me Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Sot në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën edhe 50,000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat