Brataj: Shqetësuese infektimi në zonat e paprekura

Shqipëria

Brataj: Shqetësuese infektimi në zonat e paprekura

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:14
Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik, bëri një tablo të përgjithshme të situatës së COVID-19 në vend.

Ai tha se numri i thirrjeve në urgjencë ka rënë, e më së shumti, njerëzit marrin në lidhje me vaksinat. Ai tha se shqetësuese është shtrirja e virusit në zona që deri më tani kanë qenë të paprekura.

Brataj përmendi katër fshatra, që në javën e fundit ka paraqitur raste infektimesh.

Ata janë: Qukës, Sanxhak, Kot e Bajzë. Mjeku shpjegoi ndër të tjera, se duhet bërë kujdes me mbajtjen e maskave dhe distancimin social, sepse këto zona të paprekura mund të kthehen në probleme për të ardhmen.

“Të gjithë indikatorët dhe treguesit kanë rënë. Thirrjet janë 2000. Por kërkesa më e madhe ishte informacion për vaksinat dhe qyqaret duke kërkuar këshilla. Në 24 orët e fundit janë 38 shtrime. Javën e fundit janë shtuar edhe 4 qyteza, Qukës, Sanxhak, Kot e Bajzë, që më parë kanë qenë të virgjra. Duke parë që jemi gati tre javë nga fushata, ndofta kjo është arsye, kështu që do të këshillonim më tej të kenë kujdes me maskën, distancën sepse këto janë zona të virgjra dhe mund të na krijojnë më tej probleme”, u shpreh Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat