Freza i preu të dyja këmbët, familjarët e 27 vjeçarit apel për ndihmë

Shqipëria

Freza i preu të dyja këmbët, familjarët e 27 vjeçarit apel për ndihmë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Algredo Mukadesi është 27 vjeçari nga fshati Porodinë i Korçës të cilit freza e traktorit i preu të dyja këmbët.

Ngjarja ka ndodhur në datën 6 prill, ndërsa momentalisht ai është i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë.

 Xhaxhai i Algredos shprehet mirënjohës që është ende në jetë dhe e cilëson aksidentin s i një tragjedi e cila mund të kishte pasur pasoja fatale.

Xhaxhai: “Algredo Mukadezi është nipi im, djali i vëllait. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 prill rreth orës 12:00. Ngjarja ishte me pasoja shumë të rënda, gati fatale për jetën por për fat të mirë djali është në jetë sot. Djali ishte duke punuar rrugës që shkon për Korçë, atje kaloi një shok i tij me furgon, e përshëndet dhe gati punë sekondash nga kjo përshëndetje djali bërtet se kishte zbritur poshtë dhe kontrollonte mjetin. Në këto momente kishte ngjarë historia tragjike e djalit tonë, tragjedia që djali ishte gjymtuar dhe i kishte këputur njërën këmbë freza, ja kishte shqyer megjithë pjesën e legenit. Ky shoku zbriti nga fugoni me gruan dhe pjesëtarë të tjerë që ishin në furgon, i dhanë ndihmën e parë dhe na lajmëruan ne. Ndërkohë e kishin çuar në spitalin rajonal të Korçës ku mjekët kishin bërë të pamundurën për ta mbajtur në jetë.

Lexo edhe: Korçë, freza i preu të dyja këmbët, 27-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës

Algredo di diçka, por të vërtetën fare nuk e di se si është dhe se si do jetë fati i tij më vonë këtë nuk e di.”

Xhaxhai shprehet se kostoja e kurimit është shumë e lartë dhe për këtë arsye i bëjnë thirrje të gjithëve që t’i ndihmojnë me sa mundësi të kenë.

Xhaxhai: “Ne kërkojmë që ne të vetëm sado të bashkohemi si vëllezër  nuk mund ta përballojmë koston e lartë financiare që ka kjo tragjedi, po e quaj unë dhe nëse është e mundur të na ndihmojnë me aq sa munden për ta pasur djalin në jetë.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat