Floriana Garo thirrje grave: Votoni, të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë

Shqipëria

Floriana Garo thirrje grave: Votoni, të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 14:11
Floriana Garo

Zëdhënësja e PD për fushatën, Floriana Garo u bëri thirrje grave të votojnë më 25 prill.

Në një deklaratë për mediat, Garo deklaroi se misioni i tyre është të japin mësimin se kur një qeveri nuk funksionon, duhet zëvendësuar.

“Në më pak se 5 ditë do të mbahen zgjedhjet parlametare në Shqipëri dhe ne duhet të marrim pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik dhe të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë. Për fëmijët që kanë lindur 8 vitet e fundit, fëmijët e gjeneratës së humbur me Ramën, këta fëmijë që njohin vetëm varfëri dhe vështirësi, ata nuk njohin kushte mirëqenieje, ata nuk njohin shpresë, ata shohin vëllezërit e të afërmit të largohen nga Shqipëria të dëshpëruar…

Është misioni ynë që t’u mësojmë fëmijëve që vështirësia nuk është fati i tyre dhe që në këtë vend mund të ketë shpresë. Ne do t’u japim mësimin e parë për demokracinë, që një qeveri që nuk funksionon, duhet zëvendësuar menjëherë. Më 25 prill, ne gratë e Shqipërisë do të dalim të votojmë numrin 9, do të votojmë Partinë Demokratike me Lulzim Bashën dhe Aleancën për Ndryshim.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat