Mjeku në SHBA: Ja lidhja mes trombozës e Johnson & Johnson dhe testi i imunitetit ndaj Covid

Shqipëria

Mjeku në SHBA: Ja lidhja mes trombozës e Johnson & Johnson dhe testi i imunitetit ndaj Covid

Më: 21 prill 2021 Në ora: 10:39
Epidemiologu Skënder Murtezani

Epidemiologu Skënder Murtezani ditën e sotme ishte i ftuar në një lidhje Skype në emisionin “ABC e Mëngjesit” ku foli për çështjen e rasteve të mpiksjes së gjakut nga vaksina Johnson & Johnson.

Agjencia Europiane e Barnave të martën tha se vaksina Johnson & Johnson Covid ka lidhje të mundshme me rastet e rralla të mpiksjes së gjakut, por përsëriti se përfitimet e saj ende tejkalojnë rreziqet.

Ai tha se ky efekt është më i pranishëm te femrat se te meshkujt.

“Tromboza hyn në grupin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ky efekt është më i pranishëm te femrat, por edhe te meshkujt.

Agnovirusi është vektori i përbashkët që mund ta përcjellë këtë. Por është aq e rrallë sa që në Amerikë u pranua dhe dje edhe shtete të Europës e pranuan.

Është bërë një dallim i vaksinimit, prandaj nuk besoj të ndalohet. Unë femrat i ndaloj të përdorin kontranceptiv gjatë kësaj kohe edhe duhan për femrat shtatzënë gjatë kësaj kohe të marrjes së Johnson & Johnson. Duhet të ndalohet heparina (holluesi i gjakut) po ashtu edhe gjatë AstraZeneca”.

Ndër të tjera, mjeku ka folur edhe për testin e pranimit të imunitetit ndaj Covid-19, duke theksuar se pritet që shumë shpejt të vijë në Shqipëri.

“Është një procedurë ndaj qelizave të bardha dhe mund të bëjë përshkrimin e imunitetit. Ky imunitteit tregon që personi e ka kaluar Covid dhe a duhet ta bëjë vaksinën. Kjo e mjaftueshme për ta anuluar dhe për të krijuar një vaksinë të re që atyre i duhet.

Unë mendoj që ky test nuk do të jetë aq i shtrenjtë do të përhapet nëpër botë dhe në Shqipëri do të arrijë shumë shpejt, është çështje ditësh”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat