Arrestohet vrasësi në Elbasan, ishte shoqërues i Gazment Bardhit të PD-së

Shqipëria

Arrestohet vrasësi në Elbasan, ishte shoqërues i Gazment Bardhit të PD-së

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:39
Arbër Paplekaj

Burime të medias kanë zbuluar identitetin e vrasësit të Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan përpara disa minutash.

Ai është Arbër Paplekaj, ish-punonjës i forcave RENEA. Autori është arrestuar nga policia pak kohë pas ngjarjes.

Paplekaj ka shoqëruar më parë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në Elbasan.

Mësohet se RENEA ka shkuar në vendin e ngjarjes, e cila ndodhet në lagjen “5 Maji”.

Pjerin Xhuvani ishte ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ai ishte akuzuar nga opozita se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS-së dhe PD-së, gjatë Ditës së Verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat