Vrasja e Xhuvanit/ Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar Papleka: Qëllova për vetëmbrojtje

Shqipëria

Vrasja e Xhuvanit/ Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar Papleka: Qëllova për vetëmbrojtje

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:18
Pjerin Xhuvani dhe Arbër Papleka

Arbër Papleka autori i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit është vetodoëzuar në polici. Mësohet se në dëshminë e tij të dhënë ka mohuar se ka kryer krimin dhe se sipas tij, ka reaguar duke qëlluar për vetë mbrojtje.

Mësohet se ai paraprakisht ka deklaruar se “na qëlluan vetë të parë”. Sipas fotove të publikuara edhe më herët, Papleka ka zbritur një furgon i bardhë me logon e PD-së dhe ka qëlluar në drejtim të Xhuvanit dhe dhëndrit të tij.

Ai sipas News 24 është qëlluar me pesë plumba. Papleka është ish-efektiv i forcave RENEA me origjinë nga Tropoja dhe ishte bashkuar në fushatë duke shoqëruar Gazment Bardhin, shefin politik të PD-së për qarkun e Elbasanit.

Në ngjarjen e ndodhur në lagjen 5 Maji të Elbasanit u vra një Pjerin Xhuvani dhe u plagosën tre persona. Polica ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat