Rama e nis takimin përmbyllës në Lushnje me një minutë heshtje në kujtim të Bashkim Finos

Shqipëria

Rama e nis takimin përmbyllës në Lushnje me një minutë heshtje në kujtim të Bashkim Finos

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:07
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një minutë heshtje takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Lushnje ditën e sotme, për nder të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta për shkak të COVID, pak javë më parë

Kreu i qeverisë ka kujtuar ish kandidatin e PS-së i cili ndërroi jetë disa javë më parë, Bashkim Fino.

Rama në fjalën e tij është shprehur se të gjithë ata që e kanë njohur Finon ditën e diel kanë një detyrim më shumë, një borxh më shumë, jo thjesht për të votuar për veten e tyre por edhe për të votuar për gjithçka që ne përfaqësojmë.

Rama: Jam i bindur që njësoj se unë që njësoj si unë që e kanë njohur Bashkimin nga afër dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Bashkim Finon unë ju them që ditën e diel kanë një detyrim më shumë, një borxh më shumë, jo thjesht për të votuar për veten e tyre, për të votuar për gjithçka që ne përfaqësojmë dhe gjithçka lidhet me jetën e tyre, por kanë një borxh më shumë për të votuar edhe për Bashkimi.

Bashkimi erdhi në Lushnje kur ishte një figurë e mirënjohur, Lushnje ishte një stacion tjetër i jetës së tij, ju them sinqerisht që ai u lidh shumë me Lushnjen dhe nuk linte rast pa më folur për Lushnjen, për çfarë duhej bërë në Lushnjë, jo vetëm në kuptimin e punëve të mëdha por edhe për një familje tjetër, për njerëz që kishin halle dhe Bashkim Fino nuk ja mbylli derën dhe të jeni të sigurt që ai ka bërë të gjitha ato që ka mundur. Ne kemi arsye të ndjehemi krenarë për çka kemi bërë, në gjithë këto vite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat