Gazetari Hoxha: Vrasja në Elbasan është fytyra e vërtetë e fushatës zgjedhore

Shqipëria

Gazetari Hoxha: Vrasja në Elbasan është fytyra e vërtetë e fushatës zgjedhore

Më: 22 prill 2021 Në ora: 06:14
Artan Hoxha

Gazetari i ABC News, Artan Hoxha, ka thënë se vrasja që ndodhi sot në Elbasan është rezultat i gjuhës elektorale nga ana e partive politike.

“Kjo vrasje është fytyra e vërtetë e kësaj fushate zgjedhore në Republikën e Shqipërisë. E kemi paralajmëruar këtë prej kohësh sepse situata në Elbasan nuk ishte normale. Është një nga qarqet më të rëndësishme që vendos fatin e zgjedhjeve”, ka thënë Hoxha.

“E vetmja gjë pozitive në një ngjarje të tillë është që ka dashur zoti që të mos kishte më shumë viktima. Një person që ka humbur jetën dhe 4 të plagosur që janë nën kontroll të rreptë mjekësor. Ka shumë aktorë të përfshirë, të vrarë, të plagosur nga tre palë – dy grupimet politike dhe nga policia”.

Hoxha ka thënë për Edicionin Special se vrasja ka ndodhur për motive të qarta politike.

“Këto zgjedhje janë përgjakur. Kjo dëshmon se ku mund të çojë gjuha e urrejtjes pa dinë dhe iman e liderëve tanë politikë”.

Sot në Elbasan është vrarë një përkrahës i Partisë Socialiste nga një përkrahës i PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat