Basha nga Vlora: E diela do të jetë dita e fitores e fitores më të thellë

Shqipëria

Basha nga Vlora: E diela do të jetë dita e fitores e fitores më të thellë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:12
Basha nga Vlora: E diela do të jetë dita e fitores e fitores më të thellë

Nga Vlora, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se PD do të fitojë bindshëm të dielën.

Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërkon të marrë mandatin e tretë duke mashtruar qytetarët me legalizimet, Basha tha se ka ardhur koha për t’i thënë “Boll” kësaj gjëje.

“E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur. E pjesëmarrjes më të madh, paqësore, dinjitoze por të vendosur të vlonjatëve dhe mbarë shqiptarëve për ti thënë boll më. Boll më 8 vite shkatërrim dhe autorit të këtij shkatërrimi dhe për t’i hapur zemrat për  ndryshimin duke votuar numrin 9. Po Vlora do të votojë për ndryshimin. Vlora do të votoj për të tharë lotët e nënave vlonjate, sepse është qyteti me emigracionin më të lartë. Bijtë dhe bijat e Vlorës, të rinjtë e Vlorës do të votojnë për të patur këtu, në Vlorë, mundësitë europiane për shkollim, për arsimim, për marrjen e një profesioni dinjitoz, për veten e tyre dhe familjen e tyre, rini e mrekullueshme e Vlorës do të votoni numrin 9. Për prindërit tuaj, për prindërit tuaj të papunë, për nënat kokëulur, për baballarët në kërkim të një pune, për gjyshërit dhe gjyshet tona të cilat kanë pensionet më të ulëta. 8 vite me radhë pensionet e rritura sa për një pako cigare. Rini e Vlorës jemi bashkë, jeni të fortë, jemi krenarë për ju, kemi besim tek ju! Bashkë ditën e diel, për prindërit tua, për gjyshërit dhe gjyshet tuaj, për ndryshimin votojmë numrin 9!”

Lideri i PD shtoi se pas ditës së zgjedhjeve, Shqipërinë e pret një zgjim i ri ekonomik, kulturor dhe atdhetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat